Për të bërë një dasmë shumë argëtuese ka shumë mënyra. Që nga fotot qesharake e deri kur gjysma e të ftuarëve vjen në qejf nga alkooli.
Por nuk e dimë nëse e kishit menduar ndonjëherë çfarë qejfi do të ishte që një prej ambienteve të dasmës të përfshinte një kështjellë fluturuese.
Është dita e nuses dhe ajo mund të hidhet gjithë ditën bashkë me të ftuarit e saj.
Një kompani britanike, ka publikuar fotot e para se si duket në fakt trendi i fundit i dasmave dhe...është shumë bukur për të qenë e vërtetë!
E mbuluar nga kurora lulesh, e tëra e bardhë dhe mjaftueshëm e madhe për ta provuar të gjithë, kështjella duket se e çon mbrëmjen në një tjetër nivel.
Ajo, kushton rreth 400$ dhe mund ta përdorni sapo ta ndjeni që atmosfera ka filluar të ndizet.
Vetëm kujdes, sigurohuni të hiqni këpucët dhe të keni kthyer disa gota para se të filloni lojën!!
Burimi: Buzz Feed