Metropolitan > Celebrity

Çifti i famshëm i jep fund lidhjes 2-vjeçare!

A mos është mallkim?

Që prej ditëve të para të vitit, u vu re se vargu i ndarjeve të bujshme do të ishte goxha i gjatë. Pas divorcit të Jenna-s dhe Channing  Tatum, erdhi radha e Ariana Grande-s.  Këngëtarja i ka dhënë fund lidhjes 2-vjeçare me partnerin e saj Mac Miller.

Sipas TMZ-së, çifti i ka dhënë fund romancës për shkak se karriera e tyre zinte pjesën më të madhe të kohës.

Gjithsesi, si të gjithë paraardhësit e tyre, edhe Ariana me ish- të dashurin do vazhdojnë ta duan njëri-tjetrin dhe do të mbeten miq shumë të mirë.

Këngëtarja dhe partneri i saj dolën publikisht bashkë në shtator të 2016-ës dhe për herë të fundit janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit në Coachella.

Artikuj të ngjashëm

.