Kohët e fundit kemi parë gjithfarë trendesh të çuditshme për pantallonat. Kështu që meqë i kemi përcjellë të gjithë nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’ju tregojmë edhe modelin më të fundit.
Në raste normale do t’i kishim konsideruar si mbathje, por duke qenë se kanë material tjetër dhe zinxhir në pjesën e pasme të tyre, po detyrohemi t’i klasifikojmë si pantallona.
Ju pëlqejnë apo jo, vajzat po çmenden pas këtyre pantallonave të cilat duket se do të bëjnë namin këtë verë.
Nuk është se duken fort të rehatshme, ama me siguri duhet të jenë shumë, domethënë tmerrsisht të freskëta.
Kompania që i ka nxjerrë në shitje është siguruar që të ofrojë një gamë të gjerë modelesh, ngjyrash, materialesh, në mënyrë që t’i bëjë këto pantallona një trend të padiskutueshëm. Në fakt nuk po i ecën aspak keq, duke marrë parasysh faktin që shumë vajza të cilat tashmë i kanë bërë të tyret këto pantallona, mendojnë se i kanë shpenzuar paratë në mënyrën më të mirë të mundshme.