Nëse ende nuk i keni bërë gati gjërat e plazhit dhe nuk keni asnjë ide se ç’bikini të vishni këtë verë apo ç’aksesorë të mbani vënë ne po ju tregojmë se cilat janë trendet që këtë 2018- ë pritet të bëjnë namin.
1. Vijat shumëngjyrëshe
Me printe të tilla mund të blini rrobat e banjos, çantën apo një fustan të lehtë, të cilin e vishni mbasditeve vonë gjatë shëtitjes buzë detit.
2. Llastik dhe tegela
Një zgjedhje interesante këtë verë do të ishin edhe këto rroba banjo që do t’ju bëjnë të dukeni si vogëlushe të vërteta.
3. Kapele e madhe kashte
Mbrojuni diellit sa më shumë duke u dukur stil njëkohësisht.
4. Aksesorë të thurur
Ky trend kaq i këndshëm do të na shoqërojë përgjatë ditëve të nxehta të verës. Shapkat e zakonshme të llastikut zëvendësojini me një palë këpucë të thurura.
5. Thurje me grep
Përpos bikinive mund të vishni edhe një fustan të gjerë ose një kanatjere me grep.
6. Printe me fruta
Më të ngrënshme se kaq s’mund të ishit. Rroba banjo me ananas, vathë- limon, një shall i hollë krem shumëfrutësh, ç’të dëshironi!
Burimi: Who What Wear