Nëse vitin e kaluar çantat e kashtës ishin aksesori më në modë për sezonin e verës, bëhuni gati që kësaj here të zgjidhni diçka krejt tjetër.
Çantat e dekoruara me rruaza janë aksesori të cilin duhet ta keni me çdo kusht pjesë të koleksionit tuaj. Jo vetëm që është trendi më i ri, por do t’ju rikthejnë gjithashtu shumë pas në kohë.
Jo vetëm që janë praktike, por detajet do të jenë ato që do të bëjnë të gjithë të kthejnë sytë tek ju!
Për më tepër, një çantë të tillë mund ta gjeni fare lehtë tek Zara, Mango apo Top Shop dhe ta përdorni jo vetëm gjatë pushimeve, por çdo pasdite vere.
Burimi: The Independent