Ata u martuan tak- fak në një ceremoni të cilën nuk dimë nëse mund ta quajmë të tillë. Emily Ratajkowski dhe bashkëshorti i saj tani nuk po na i kursejnë as fotot provokuese në të cilat duken absoutisht “goals”, por diçka na e ka lëkundur paksa besimin tek ai djalë.
Bashkëshorti i modeles është fotografuar nga paparacët teksa ka qenë duke kaluar disa momente të këndshme me një tjetër modele dhe aktore.
Producenti 31- vjeçar është dukur mjaft ti afërt me modelen e cila i ka kushtuar këtj të fundit jo pak vëmendje. Diçka tjetër e cila nuk ka kaluar pa u vënë re ka qenë fakti që Sebastian nuk e ka patur në gisht unazën e martesës.
E megjithatë kjo mund të jetë normale pasi ai dhe mikesha e tij duken sikur sapo kanë dalë nga një seancë stërvitore në palestër.
Ama nuk ja kanë kursyer apak njëri- tjetrit duart në qafë, as përkujdesjet e vogla. Madje janë larguar të dy me të njejtjën makinë dhe kanë hipur në sediljen e pasme!
Pa dashur t’i biem në qafë por këtu seç vjen një erë ama do të na duhet ndoshta dhe pak kohë për ta kuptuar çfarë ere është.