Në ditët që jetojmë duket sikur sezoni i dasmave është çdo sezon, kështu që nuk ka një kohë të catuar për të folur për elementin më të rëndësishëm pas fustanit të nuses. Këpucët!
Ndonëse takat e larta duken një mrekulli nëpër foto dhe jo vetëm, e vërteta është se për nuset mund të kthehen në makth. Nuk janë aspak të rehatshme dhe këmbët mund të pësojnë pësojnë ndonjë super traumë.
Kështu që më e mira që mund të bëni është të hiqni dorë njëherë e mirë prej tyre dhe t’i zëvendësoni me një nga llojet e këpucëve më poshtë.
1. Të rehatshme, elegante dhe më shumë se të përshtatshme për rastin.
2. Nëse e keni ndarë mendjen që doni se s'bën të vishni taka, mund të zgjidhni këtë lloj. Taka me platformë do t'ju bëjë të mos e ndjeni shumë lodhjen edhe nëse kërceni gjithë natën.
3. Pastaj balerinat janë shpëtim më vete. Ajo ç'ka është e rëndësishme janë detajet dhe këtij lloji nuk i mungojnë.
4. Ose një palë sandale si këto...
5. Nëse jeni tip atletesh dhe shumë alergjik ndaj çdo gjëje me takë, këto ju vijnë në ndihmë. Nuset me atlete janë në modë!
Burimi: Who What Wear