Zonja e Parë e Amerikës kujdeset gjithnjë që të tërherë vëmendjen me çdo dalje të sajën. E njëjta gjë ndodhi edhe me darkën e parë të administratës Trump, ku Melania dhe Ivanka Trump u veshën në një mënyrë që zor se mund të mos u bënte përshtypje njerëzve.
Pas ceremonisë së mikpritjes së presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe bashkëshortes së tij Brigitte, ku gjithë interneti nuk pushoi duke komentuar kapelen e bardhë,
Melania u sigurua që të tërhiqte përsëri vëmendjen.
Ajo u paraqit krah presidentit Trump me një fustan të gjatë pa mëngë, haute couture nga Chanel. Siç mund ta kuptoni edhe nga fotoja, fustani përman një prerje të hollë dhe është i dizenjuar me detaje argjendi të ndezur.
Veshja u paraqit nga shtëpia franceze e modës në koleksionin Pranverë 2018 në formën e një truporeje,
por versioni i Melania-s u bë me porosi dhe përmban tantellë Chantilly – një tantellë delikate që përbëhet shpesh me motive lulesh, e cila daton qysh në Francën e shekullit XVII. Ajo është e qëndisur me zbukurime kryesisht argjendi dhe normalisht të punuara me dorë, si çdo fustan tjetër haute couture.
Ndërkohë Ivanka Trump zgjodhi një fustan polka dot, Rodarte.
Fustani është i frymëzuar nga stili i balerinave dhe është veshur më parë nga Millie Bobby Brown dhe Kirsten Dunston.
Deri tani, këto janë veshjet më glamour të veshura nëpër darkat zyrtare shtetërore.
Burimi: E! Online