Pavarësisht nga ajo që sytë tanë shohin nëpër media sociale Khloe Kardashian duket sikur vërtetë po e vuan këtë periudhë të jetës së saj. Tradhëtia, më pas largimi i Tristan pikërisht në kohën kur fëmija i tyre i parë erdhi në jetë e kanë lënduar jo pak mamanë e re të familjes Kardashian.
33- vjeçarja, në një postim në aplikacionn e saj për celular paska zbrazur të gjithë atë që vërtetë ndjen në një situatë të tillë.
“Unë vërtetë shpresoj që të gjithë të afërmit e mi të gjejnë lumturnë që vërtetë meritojnë,” ka shkruar Khloe në këtë postim të sajin.
Kaq pak fjalë kanë mjaftuar për të lënë të kuptohet se pavarësisht asaj që shfaq, Khloe është vërtetë e lënduar pas gjithë asaj që ndodhi.
“Jeta është e shkurtër dhe ndonjëherë ne mbingarkojmë atë me gjëra të panevojshme, por prioriteti ynë duhet të jetë gjithmonë lumturia. Nëse ke atë mund të largosh nga vetja çdo të keqe që të rrethon. Unë sinqerisht i uroj paqe dhe lumturi motrave dhe vëllait tim,” ka vazhuar Khloe rrëfimin e saj.
Le të shpresojmë se ylli i serialit “Keeping up with the Kardashians” “ka vënë mend”, për të vendosur vërtetë në plan të parë lumturinë e saj.