Në moshën 20- vjeçare, Jessica Biel pësoi një krizë identiteti, ku ende nuk njihte veten, nuk dinte çfarë dëshironte të bënte, çfarë pëlqente apo kush ishte, një moment ky që në mos në të 20- at apo pak më vonë na ndodh të gjithëve në jetë. Aktorja tregoi për “Women’s Health Magazine” se ajo çka e ndihmoi të gjente veten, që e bëri të lumtur dhe i solli paqe në jetë qe praktikimi i yoga- s.
“Po mundoja të formësoja identitetin tim. Yoga u bë një hapësirë ku unë strukesha dhe hyja në kontakt me shpirtin tim. Gjithçka ndryshoi kur unë nisa ta praktikoja.”
Ende sot, Jessica mundohet të gjejë 20- 30 minuta në ditë për t’u larguar nga gjithçka dhe për t'ja kushtuar vetes.
“U kthye jo thjesht në një stërvitje, por më ndihmoi të reduktoja stresin dhe ta merrja jetën më qetë. Falë saj ia dola mbanë të arrij dhe të përballoj gjithçka në jetë. Besoj është e vështirë për çdo grua, që të punojë por edhe të mundohet të vendosë balancat në jetën e saj personale. Në fakt yoga më bëri një nënë më të mirë. Dilja nga seanca e aftë për të menaxhuar çdo situatë, totalisht e rigjeneruar dhe gati për të jetuar.”
Jo vetëm kaq por yoga e ndihmoi artisten të lidhej më shumë me trupin e saj.
“Fokusohesh në shumë pjesë të trupit tënd gjatë frymëmarrjes së thellë. Të mirat që kjo sjell nuk kanë të krahasuar më te gjitha ushtrimet që kam provuar më parë. Mendoj se është një teknikë fantastike. ”
Biel tha se shpesh preferon të bëjë yoga nën shoqërinë e miqve apo partnerit, Justin Timberlake.
“Është kaq qejf kur punon bashkërisht me të tjerët. Ndjen se nuk je e vetme.”