Dje, Kate Middleton u bë nënë për herë të tretë. Pak orë pasi kjo ndodhi, Kate, majë takave, me fustan të kuq, flokë të krehur dhe grim të bërë, doli në publik për të treguar djalin e sapolindur. Duke e lënë mahnitjen mënjanë që një grua që sapo lindi doli para kamerave, fustani i kuq i Kate s’ishte tërësisht rastësor.
Disa fansa mendojnë se Kate zgjodhi diçka të kuqe me jakë të bardhë në nder të Ditës së St. George, festë e cila simbolizohet me ngjyrat e kuqe dhe e bardhë.
Të tjerë vunë re ngjashmëritë mes fustanit të Lady Diana kur i prezantoi botës Princ Harry-n. Edhe detaji i jakës është i ngjashëm.
Sigurisht, edhe veshjet e tjera të debutimit të fëmijëve të sapolindur të dukeshës kanë qenë të përsosura. Kur lindi Princin George në 2013-n, Kate veshi një fustan bojëqielli me pika të bardha shoqëruar me një palë këpucë ortopedike.
Ndërsa dy vite pas kësaj, kur solli në jetë Princeshën Charlotte, Kate zgjodhi një fustan të bardhë me lule të verdha me këpucë bezhë.
Të tre fustanet e mëparshme janë nga Jenny Packman.