Ne duam të jemi në formë të mirë trupore, por para së gjithash duam të jemi të shëndetshëm. Studimet kanë zbluar se ekziston një lloj diete e cila përveçse ju mban në formë ju mban edhe të shëndetshëm.
Ushqimet kanë ngjyra të ndryshme dhe sigurisht që kanë edhe vlera të ndryshme ushqimore. Këtu bazohet edhe kjo lloj diete e cila është shumë e tjeshtë edhe për t’u mbajtur mend.
Mjafton të hani çdo ditë një pjatë me fruta dhe perime të cilat përmbajnë këto 5 ngjyra:
E kuqe
Frutat dhe perimet që përmbajnë ngjyrë të kuqe kanë predispozitën për të ulur ekspozimin ndaj kancerit. Gjithashtu këto fruta dhe perime ndihmojnë në një funksionim më të mirë të aparatit tretës.
E verdhë dhe portokalli
Frutat dhe perimet me ngjyrë të verdhë dhe portokalli kanë një përqëndrim shumë të lartë të vitaminës C. Frutat dhe perimet me këtë ngjyrë ulin riskun për t’u prekur nga sëmundjet e lëkurës dhe të kockave.
E bardhë
Lulelakra, kërpudha, qepa dhe çdo frut apo perime tjetër me ngjyrë të bardhë ka tendencën për të ulur rrezikun e prekjes nga virozat e ndryshme. Gjithashtu këto fruta dhe perime përmbajnë probiotikë të cilët ndihmojnë në rritjen forcës së sistemit imunitar.
Jeshile
Jeshilllëqet janë shumë të rëndësishme për mirëfunksionimin e aparatit tretës. Gjithashtu ato ndihmojnë edhe në detoksifikimin e trupit.
Blu dhe lejla
Frutat dhe perimet në ngjyrë blu apo lejla ulin nivelin e kolesterolit në gjak dhe gjithshtu pakësojnë rrezikun për t’u prekur nga kanceri.
Burimi: healthnews