Një intervistë pune është diçka sa e rëndësishme po aq edhe e sikletshme. Paraqitja është thelbësore për mendimin që punëdhënësi juaj i ardhshëm do të krijojë për ju. Që të jeni brenda kornizave dhe që të lini një përshtypje sa më të mirë do t’ju këshillonim të mos vishni kurrsesi këto gjëra në një intervistë pune.
Rrobat e marra “borxh”
Këtu nuk e kemi fjalën për rroba, të cilat ja keni marrë dikujt hua dhe ju rrijnë mirë, por për ato rroba të cilat megjithëse janë tuajat ju qëndrojnë aq keq sa që duken sikur i keni marrë borxh.
Rrobat e zakonshme
Nuk është mirë të paraqiteni në një intervistë pune me veshjet me të cilat dilni për të bërë pazarin. Intervista e punës është diçka me rëndësi, ndaj dhe ju kushtojni rëndësinë e duhur.
Veshjet e papërshtatshme
Ekstravaganca e tepërt dhe veshjet të cilat tregojnë shumë lëkurë nuk janë absolutisht të përshtatshme për një intervistë pune. Me përjashtim të rastit kur puna për të cilën po intervistoheni ju kërkon një paraqite të tillë. E megjithëatë ky është një risk tepër i madh për t’u marrë, më mirë qëndroni brenda kufijve të të zakonshmes.
Aksesorët e tepërt
Mos e mbingarkoni pamjen tuaj në një intervistë pune me aksesorë të tepërt dhe të panevojshëm. Nganjëherë më pak është më mirë.
Ngjyrat dominante
Ngjyrat fosforeshente dhe ato që bien shumë në sy thjesht nuk janë fort të përshtatshme për t’u veshur në një intervistë pune.
Rrobat e vjetra dhe të pista
Nuk keni pse të paraqiteni në një intervistë pune me rroba të vjetruara dhe të pista. Rregullsia është diçka e cila vlerësohet me shumë pikë në çdo vend pune.