Nuk ka rëndësi çfarë stine është, syzet janë një ndër aksesorët më të rëndësishëm të pamjes tonë. Për më tepër tani, që janë më të nevojshëm se kurrë. Nëse jeni në kërkim të një palëve që të jenë stil, interesante dhe të ngjashme me ato të princeshave, Meghan Markle ka menduar për të gjitha ne.
Siç mund ta shihni në foto, syzet e diellit që e fejuara e princit mban duket se kanë frymëzuar rrjetin e dyqaneve Lidl të cilët kanë lançuar një palë të tilla, por sigurisht super të përballueshme.
Nëse princesha i ka blerë për 120 paund dhe i vë pothuajse në çdo dalje, ju mund t’i gjeni ato dhe versione të ngjashme për 2.99$ që do të thotë për gati 300 lekë të vjetra.
Pra edhe nëse hidhni një sy këtu, mund të krijoni një pamje princeshe.
Burimi: Marie Claire