A mund të ngopet kush me rroba? Përgjigjja mbetet pezull, por të paktën diçka mund ta themi me siguri: Të kesh një garderobë të konsoliduar, që përmbush nevojat e tua është shumë e rëndësishme. Nisim me këpucët, sepse fundja nxjerrin në dritë gjithë veshjen. Dhe kur themi këpucë, e kemi fjalën për këpucë të larta.
Taka: Këpucë për zemërfortët. Ndoshta nuk mund t’i veshësh çdo ditë, por do të dalë një event a një takim që ka nevojë patjetër për taka dhe më mirë të jesh e përgatitur.
Platformë: Këto këpucë nga vitet ’70 po preferohen gjihtnjë e më shumë nga blogeret. Janë më komode se takat dhe i japin veshjes një hije sportiviteti. Vishini me pantallona të gjera, vathë të mëdhenj dhe print leopard.
Nallane: Ndoshta një prej stileve më jetëgjata. Datojnë që në Romën e lashtë dhe nëse s’keni qenë duke jetuar nën gurë, sot janë shumë popullore. Mund t’i vishni me elegancë, apo si këpucët e para që gjeni para se të dilni nga shtëpi. Duken njësoj mirë.
Mikrotaka: Versioni i ulët i takës është një shpëtim jete. Mund të ecësh gjithë ditën me to, i japin tjetër ndjesi veshjes dhe të bëjnë të ndihesh e rritur. Shto dhe një shall mëndafshi dhe voila, jeni një vajzë franceze.
Sandale: Modeli më i transformueshëm për ditën dhe për natën. Realisht vishen me gjithçka dhe janë shumë të Instagram-ueshme.
Ortopedike: Të njohura ndryshe si espadrille spanjolle, kjo lloj take duket se nuk del kurrë nga moda. Rekomandohet të shoqërohet me një fustan të gjatë, të hollë.