Kjo është pikërisht koha në të cilën nuk dimë si të vishemi. Paraditet karakterizohen nga një diell i fortë ndërsa mbrëmjet ende vazhdojnë të jenë të freskëta, për të mos përmendur pastaj shiun që fillon kur dhe si t’ja dojë qejfi. Çfarë mund të veshim në një kohë kaq të paqëndrueshme?
Vajzat e famshme shqiptare dhe të huaja paskan ruajtur për ne idenë gjeniale, dhe duket se këtë sezon nuk ja vlen të veshim asgjë tjetër veç kësaj pardesyje.
Në fakt emri i saj në anglisht është “trench coat” dhe të thëmi të drejtën e këmi parë gjithmonë në qarkullim, pa dalë asnjëherë nga moda. Ama këtë vit duket se është më në modë se kurrë.
Në versione të ndryshme, e gjatë, e shkurtër, oversized, apo në formë fustani. Kjo pardesy rezulton të jetë një 'Po' e madhe e këtij sezoni.
Mund të vishet me çdo gjë, pa e vrarë mendjen për ndonjë kombinim të kujdesshëm. Perfekte, dhe sidomos për në Tiranën ku moti tregohet shumë tekanjos.