Nëse deri dje nuk ju shkonte mendja që ekot e bebeve nuk mund të bënin pjesë në një trend bukurie, dëgjojeni tani.
Vajzat kanë nisur të vizatojnë ekot e bebeve të tyre në thonj akreliku. Në vend të pikturave të tjera që zgjedhin përgjithësisht, prej pak kohësh preferojnë të shohin bebushin ende të paformuar në duar.
Ky trend është bërë viral që pas postimit të parë që iu bë nga një sallon bukurie në Facebook. Pati më shumë se 44.000 njerëz që e shpërndanë në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale dhe sigurisht më shumë gra që donin një palë thonj të tillë.
Ndonëse duket si gjëja më e komplikuar në botë, estetistet thonë se mjafton vetëm një fotokopje e ekos dhe një furçë e mirë.
Ajo tregoi gjithashtu se shumica e klientëve kanë zgjedhur këtë formë si për të festuar shtatzëninë e tyre, ndërsa të tjerë si shenjë homazhi për fëmijën që fatkeqësisht mund ta dështuar.
Ndonëse ka patur nga ato të cilave ky lloj trendi u është dukur më shumë se interesantë, të tjerë janë frikësuar nga kjo.
Pse duhet dikush të pikturojë në thonj ekon e fëmijës?
Sido që të jetë, po ju themi se ky është trendi më i fundit i thonjve!
Burimi: The Independent