Sekreti i një çante që duket e shtrenjtë qëndron i gjithi tek thjeshtësia. Sa më e thjeshtë, aq më mirë. U vërtetua vite më parë nga Zara dhe markat simotra me dizenjo të pastra, minimaliste që u bënë të preferuarat e çdo blogereje e rrjedhimisht, vajze në planet.
Në faqen e tyre online, gjeni pafund çanta nga të gjitha modelet e për të gjitha llojet e eventeve. Midis tyre, të gjesh një që duket e shtrenjtë s’është e vështirë. Mjafton të jetë praktike, me dizenjo të zgjuar dhe që të bën të biesh në dashuri me herë të parë.
Ne zgjodhëm pesë për t’i pasur parasysh herës tjetër që të dilni për shopping. Pse të shpenzosh shumë, kur mund të dukesh i shtrenjtë për pak?
Gjatësia perfekte e zinxhirit, madhësia perfekte e çantës.
Çanta e momentit. Mbahet dhe në krah dhe në brez.
A mund të shkosh në plazh këtë vit pa një çantë kashte apo druri?
Për mbrëmjet e vona me shoqet ku përpini kokteile si të ishin ujë.
Dhe kjo, për ditët e zëna në punë.
Shopping të mbarë!