Beauty > Make-Up

Me këtë truk gjenial i fshihni puçrrat si profesioniste

S’ka gjë më të tmerrshme se sa pikërisht ditën kur duhet të dukeni më mirë se kurrë, ju del një gungë e madhe në fytyrë. E vetmja gjë që ju mbetet të bëni është ta fshihni për së mbari.

Fatmirësisht, artisti i famshëm i makeup- it Katey Denno na tregon si t’i fshehim ashtu siç duhet puçrrat.

Fillimisht hidratoni zonën specifike të fytyrës me pak vaj. Më pas aplikoni fondatinën dhe në fund concealer- in, i cili duhet të jetë i përshtatshëm me ngjyrën tuaj të lëkurës. Concealer- i vendoset vetëm në zonën që kërkoni ta mbuloni sa më mirë.

Nëse puçrra është shumë e madhe dhe nuk dëshironi kurrsesi t’ju duket në foto vendosni sa më shumë concealer të shkëlqyeshëm nënë të. Kështu nuk do të vihet re hija që gunga krijon përreth.

Burimi: Insider

Artikuj të ngjashëm

.