Festivali vjetor i muzikës dhe arteve të tjera në Kaliforni është padyshim një event i rëndësishëm nga ky mund të frymëzohemi për veshjet tona. Jo vetëm yjet, por edhe artistët e street style-it i kushtojnë një rëndësi të madhe kombinimeve, të cilat do t’i shohim kudo gjatë sezonit pranverë-verë.
Po ju sjellim në vijim disa nga veshjet më IN të momentit shkrepur në Coachella 2018.
Ç'të shohim më parë: pantallonat e kombinuara me bluzën e gjatë, flokët apo muskujt e barkut?!
Po vjen vera (edhe pse shiu e ka ndarë mendjen që të na prishë planet) ndaj një bluzë me dekolte të theksuar s'duhet të mungojë këtë sezon.
Një fustan me printe jo e jo.
E nëse ju shkojnë, pse të mos dukeni kaq stil me syzet më IN të momentit?
Një fund i gjatë i kombinuar me një crop-top është po aq pranverore sa një trupore. Sytë na mbetën edhe tek kapelet dhe çanta e vogël e kuqe.
Për ata që s'kanë frikë të ekperimentojnë me veshet "e ngarkuara" në printe, mund të shohin edhe këtë opsion tjetër.
Dhurojini vetes gjithashtu një triko të tillë; të gjatë deri tek këmbët dhe mundësisht me detaje në nuancat e pastelit.
E si të mungonte kombinimi xhins-xhins?
Në fund, mos harroni të xixëlloni!
Burimi: Cosmopolitan