Po, e lexuat mirë! Veshjen që kushton diku tek 800 euro dhe po shitet në kohë rekord e kemi patur gjithnjë në shtëpi, vetëm se s’na kishte shkuar mendja.
Marka spanjolle e veshjeve, Balenciaga, ka prezantuar koleksionin më të pazakontë të momentit në “Pranverë-Verë 2018”, Paris. Siç mund ta shihni edhe në foto,
bluza e çuditshme është bërë prej të njëjtin material që bëhen qeset plastike. As mëndafsh, as kashmir, por 100% polyethylene (polietileni) – material që përdoret për prodhimin e qeseve plastike ose shisheve.
Këmishën në ngjyrë të gjelbërt neoni Balenciaga e ka quajtur “Këmishë Plastike”, në të cilën shkruhet me letër ari emri i markës së njohur.
Pas debutimit në Paris, këto veshje janë pothuajse drejt përfundimit pasi u shitën në kohë rekord në çmime që varionin rreth 800 euro. Këta njerëz duhet të kenë në kokë disa ide brilante kombinimi, për të cilat jemi të gjithë sy e veshë, se qeset s’na mungojnë.