Verën e shkuar të gjithë vumë vëthë rathë, sa më të mëdhenj aq më mirë. Ky lloj ishte okej;
Ky ishte akoma më shumë okej.
Këtë vit ama, gjërat janë rafinuar disi dhe përveç 20 trendeve të vëthëve që kemi diskutuar javët e fundit, ky që po diskutojmë tani do të vihet vërtetë në përdorim. Ritakohuni me vëthët rrathë, të vegjël, të trashë dhe gold.
Mund të përmendim dhe marrim si shembull katër supermodele që ranë në dashuri me këtë model.
Ja ku kemi Gigi Hadid;
Hailey Baldwin;
Romee Strijd;
Dhe Elsa Hosk.
Vajzat më sipër kanë të gjitha vëthë nga Luv Aj, modeli Amalfi Tube Hoops, të gjitha të shitura. Por s’është problem. Ky model ka qenë shumë popullor gjatë viteve ’90 dhe më herët dhe me shumë mundësi nënat apo gjyshet tona duhet t’i kenë në sëndukun e bizhuterive.
Ndoshta vëthët e mëdhenj rrathë ishin shumë ekstra, por ky trend vjen më elegant, më i manovrueshëm.