Më herët ishim të bindur se mbretëresha e vërtetë e palltove është Meghan Markle. Dhe është e vërtetë deri diku. Dukesha e ardhshme ka shije shumë të hollë, shumë fine.
Ndërsa stili i Amal Clooney nga ana tjetër duket më i guximtar, më i prekshëm. Amal nuk trembet nga ngjyrat, as nga prerjet a kombinimet që bien në sy.
Këtu ka veshur një pallto lëkure ngjyrë karamel nga Diane von Fustenberg me një palë pantallona me kuadratë.
Ndërsa këtu guxoi me një ngjyrë vibrante të kuqe.
Tweed dhe pantallona lëkure. Kush tha që avokatet janë të mërzitshme.
Një sirenë e vërtetë me këtë pallto kamoshi ngjyrë turkeze.
Këtu guxoi të miksonte dy printe kaq të ndryshëm nga njëri-tjetri.
Kokë e këmbë me të verdha, një look që Meghan Markle as do ta çonte ndërmend.
Dhe së fundi, një gjimnaziste me kamable dhe kapuç.