Kur po mendohesha se cfarë ëmbëlsire do t’ju servirja për drekën e së dielës, ditë kur festohet Pashka Ortodokse , isha kaq e pavendosur. Nuk e di nëse duhej t’ju sugjeroja dicka tradicionale apo jo. E megjithatë , e mora vendimin për një qumështor. Një traditë came , por mjaft e preferuar për festën e Pashkës , në shumë qytete të Shqipërisë.
Ndryshe nga ai tradicionali me petë byreku , receta e sotshme është më petë brisé , një delikatesë franceze, mjaft e preferuar për tarta të ëmbla dhe të kripura. Mund ta blini edhe të gatshme, por poshtë keni përbërësit për ta përgatitur vetë.
Përbërësit :
Për brumin:
200 gr miell i tipit “00”
100 gr gjalp i fohtë
100 ml ujë të ftohtë
Pak kripë
Për mbushjen:
600 ml qumësht
2 vezë
150 gr sheqer
60 gr niseshte
40 gr gjalp
1 bustine vanilje
1 e verdhë veze
Fletëza bajamesh për zbukurim (opsionale)
Përgatitja:
Në një tas (futeni 15 minuta përpara se të filloni përgatitjet në frigorifer) shtoni miellin , gjalpin e ftohtë të prerë në kubikë ose të grirë në rende dhe pak kripë (sa të kapin majat e gishtave) dhe punojeni me dorë, në mënyrë të tillë që të formohen thërrime.
Shtoni ujin e ftohtë dhe punojeni sa të formoni brumin. Mos e punoni më shumë sec duhet. Mbështilleni me plastmas kuzhine dhe futeni në frigorifer për 40 minuta ose më shumë.
Në një tigan të thellë shtoni qumështin dhe vërëni të ngrohet në nxehtësi mesatare, ndërkohë në një tas shtoni 2 vezët dhe sheqerin. Përziejeni derisa të përftohët një masë homogjene.
Shtoni miellin , përziejeni. Shtoni qumështin e ngrohur , pak e nga pak duke e përzierë që vezët të mos gatuhen nga nxehtësia e tij.
Hidheni sërish në tigan dhe vëreni në zjarr , duke e përzierë vazhdimisht derisa të formohet një krem i trashë. Hiqeni nga zjarri, shtoni 40 gr gjalp dhe 1 bustinë vanilje.
Shtroni mbi tavolinën e punës një letër pjekjeje dhe vendosni brumin. Vendosni mbi të një tjetër letër dhe hapeni me kujdes. (kjo masë brumi që kam përdorur unë është për një tavë me diametër 23 cm).
Shtrojeni në tepsi dhe pritini anët e tepërta me gërshërë ose duke kaluar shkopin e petëve mbi tepsi. Shpojeni me pirun , shtroni mbi të një letër pjekjeje dhe mbusheni me oriz ose me fasule.
Futeni në furrë të parangrohur me 200 gradë Celcius për 20 minuta. Nxirreni ng furra, hiqeni letrën me orizin dhe futeni sërish për 10 minuta.
Nxirreni sërish nga furra , hidhni kremin dhe hapeni me lugë ose me një spatula kuzhine. Lyejeni sipërfaqen me të verdhën veze të holluar me një lugë gjelle ujë dhe spërkateni me fletëzat e bajameve dhe piqeni derisa të marrë ngjyrë në sipërfaqe.
Lëreni të ftohet në temperaturë ambjenti dhe futeni më pas në frigorifer.
Ju bëstë mirë dhe Gëzuar Pashkën !
XOXO , Jona.