A nuk jua bëjnë me sy këto Muffins?
Epo receta për ti përgatitur është aq e thjeshtë sa me siguri do të ngriheni që tani dhe do ta realizoni hap pas hapi duke lexuar këtë artikull.
Gjithçka çfarë ju duhen janë vetëm 3 përbërës. Banane, vezë dhe manaferra apo çdo frut tjetër që dëshironi. Receta perfekte për një mëngjes të shijshëm.
Përbërësit për 9 muffins:
2 banane
4 vezë
Frutat që keni dëshirë
Përgatitja:
- Ngroheni furrën në 375 gradë.
- Shtypni të dyja bananet me një pirun deri sa të përftoni një masë të njëtrajtshme.
- Tek bananet shtoni të gjitha vezët dhe më pas i përzieni.
- Lyejeni me vaj tavën tuaj për muffins.
- Në secilën nga kupat e vogla hidhni sasi të njetë të masës që përgatitët.
- Secilin nga muffins dekorojeni me frutat sipas dëshirës tuaj.
- Futini dhe lërini në furrën e ngrohur për rreth 12 minuta.
Më pas mund t'i servirni me sheqer pluhur, kos, apo mjaltë. Mëngjesi nuk ka qenë kurrë më i shpejtë se kaq!
Burimi: cleanfoodcrush