Një veshje cilësore dhe e blerë shtrenjtë nuk do mend që e tregon veten se ku është blerë. Ama jo të gjithë e kanë mundësinë për të blerë veshje cilësore, të bukura dhe të shtrenjta në të njejtën kohë. Për këtë po ju vijmë në ndihmë ne. Me truke të cilat e bëjnë çdo veshje të duket e shtrenjtë.
Mos rendni pas trendit të gjërave të mëdha. Një rrobë e cila ju bie fiks sipas masës tuaj trupore do të duket shumë herë më mirë de diçka oversize e cila do të duket sikur e keni marrë borxh diku.
Ndryshoni kopsat. Veshjet e shtrenjta e kanë sekretin tek detajet. Kështu që nëse keni një xhaketë të blerë në një dyqan të dorës së dytë, përpara se të mendoni me çfarë ta vishni ndryshojini kopsat.
Mos i lani shumë shpesh rrobat tuaja. Një veshje e cila lahet më shpesh nga sa duhet nuk do mend që vjetërohet më shpejt. Investoni tek një hekur dhe një makinë e mirë larëse, pasi kështu do të ndihmoni që rrobat tuaja të rrinë gjithmonë të reja.
Qëndroni të thjeshta. Veshjet dhe aksesorët fallco sado të bukura t’ju duken mbeten fallco. Përpara se të blini bjë rrip i cili në tokëzën e tij ka logon e një firme, shpenzojini paratë tek një rrip i një firme me çmime më të përballueshme për xhepin tuaj.
Garderoba kapsulë është shumë e rëndësishme. Mundohuni që të blini 10 gjëra bazike të cilat të jenë të sakta dhe do të vëreni që do të dukeni mirë në çdo kombinim.
Shpenzoni për pjesën që nuk duket. Reçipetat, mbathjet, getat, korsetë mbase nuk duken nga jashtë por ato arrijnë të evidentojnë mirë ose jo hiret trupore.