Helen Mirren është 72 vjeçe, aktore e vlerësuar dhe konsideruar si një prej grave më të bukura në botë. Për të, ky konstatim ishte i pavërtetë.
Pavarësisht karrierës së suksesshme dhe pamjes së bekuar, Helen Mirren ka vuajtur gjithë jetën nga vetëbesimi. Në një intervistë për The Daily Telegraph, aktorja tha: “Kam vuajtur tërë jetën time nga mungesa e vetëbesimit dhe akoma vuaj. Më kujtohet që kaloja kriza paniku, thjesht jo në vende ku mund të bija në sy.”
Ylli i The Queen pranoi se “s’i pëlqenin shumë gjëra” në trupin e saj kur ishte ende e re. “S’jam ndjerë kurrë e bukur. Ka njerëz që janë të bukur dhe unë jam mjaftueshëm objektive sa për të kuptuar që s’kam vend në atë kategori.
Së fundi, Helen gjeti zgjidhjen minimaliste për problemet e saj me vetëbesimin. Sekreti i saj janë vetullat e mbushura me microblading. Siç tregon ajo, u lodh nga qimet e holla dhe të parregullta, kështu që i mbushi. Diferenca është e dukshme.
“Më erdhi në majë të hundës me vetullat e mia të holla. Një nga shoqet e mia i mbushi dhe i dolën shumë mirë. Vetullat e mia janë bërë me delikatesë dhe të paktën, kur zgjohem në mëngjes dhe s’kam grim vënë, të paktën kam vetulla,” tha ajo.
Microblading është një teknikë tatuazhi në të cilën përdoret një tufë prej 12-15 gilpërash shumë të holla për të depozituar bojë në lëkurë. Majat e gjilpërave janë aq të holla, sa rezultati përfundimtar duket si vetull natyrale. Efekti zgjat nga 12 muaj deri në 3 vjet, pasi boja depozitohet në shtresën e sipërme të lëkurës.
Me diçka kaq të thjeshtë, Helen Mirren ka vetulla dhe vetëbesim.