Relaksues, i qetë dhe panoramik, Kopenhageni është një ndër qytetet më të bukura të Europës. Mjafton të shëtisni nëpër rrugët e tij apo të ndaloni në një ndër pastiçeritë tradicionale për të kuptuar magjinë që ky qytet ofron. Sipas një artikulli të Insider pjesa më e madhe e vizitorëve të këtij qyteti nuk dinë ta shijojnë siç duhet këtë magji, madje bëjnë gabime në vizitën e tyre në këtë qytet. Kështu që nëse ndonjë herë do të vendosni të vizitoni Kopenhagenin, po ju tregojmë gabimet që nuk duhet të guxoni t'i bëni:
Të mos shijoni ngrohtësinë
Kur vjen punë tek ngrogtësia me siguri Kopenhageni nuk është aspak qyteti që ju vjen në mend. Qëndrimi pranë zjarrit me një filxhan të nxehtë kakao në duar është pikërisht mënyra e duhur për të shijuar klimën e kryeqytetit të Danez.
Të mos shijoni si duhet kafenetë
Nëse shkoni në Kopenhagen do të vëreni se ka aq shum dyqane kafeje sa askund tjetër. Do të ishte një mëkat që ta merrni kafenë në dorë dhe të ikni në vend që të uleni dhe ta shijoni atë siç duhet në vedin ku e morët.
Të shqetësoheni për sigurinë
Në Kopenhagen siguria është pikërisht ajo gjë për të cilën nuk duhet të shqetësoheni kurrësesi. Fjala krim në këtë qytet u bë kohë që nuk dëgjohet.
Të lëvizni me makinë
Në një qytet si Kopenhagen përdorimi i makinës për të lëvizur po që do të ishte një krim. Banorët e ketij vendi prej shumë kohësh preferojnë të përdorin biçikletat dhe ecjen.
Të hani në restorante
Ushqimi vendas është më i shijshëm sesa i shijshëm, kështu që mos bëni gabim të hani në restorante të mëdha dhe të shtrenjta. Përpiquni të bini në kontakt me njerëz që kanë restorante të vegjël me ushqime tradicionale. Kontaktet me pronarët e këtyre restoranteve mund t’i krijoni lehtësisht duke kërkuar për ta në Instagram.
Të mos vizitoni Kristianinë
Qyteti i lirë i Kristianisë është një urë lidhëse mes Kopenhagenit dhe Amsterdamit. I njohur për pazarin e hapur dhe të ligjshëm të kanabisit dhe për nivelin zero të krimit. Qyteti i lirë i Kristianisë është vendi që anarkistët ndërtuan sipas dëshirës dhe ëndrrës së tyre.