*Shënimi per portalet: Ky material është eskluziv për Anabel.al dhe ndalohet kopjimi/riprodhimi në çdo formë.
Çdo javë në Anabel do të kemi një hapsirë dedikuar burrave, ku ju mund të na dërgoni pyetjet apo historitë tuaja dhe do të sigurohemi që ato më interesantet të publikohen apo komentohen.
Për ta nisur këtë rubrikë intervistuam një burrë tek të 30-tat, që ka disa preferenca shumë specifike seksuale, atij i pëlqejnë shumë gratë, ato të martuarat. Ka disa arsye pse personi që ne do ta quajmë Luis për të ruajtur anonimatin e tij, ka zgjedhur të jetojë mes krevateve të grave të zëna, por gjithçka është diskutuar hollësisht në intervistën më poshtë.
Nuk mendon se është pak e guximshme nga ana jote të bësh një deklaratë te tillë?
Nuk po them asgjë të çuditshme. Është e vërtetë. Kam shkuar me shumë gra të martuara. Madje para 2 minutash më shkruajti njëra, ta tregoj që ta shohësh vetë. Nuk kam asgjë për të fshehur.
Sa vjeç je ti?
31 vjeç
Sa kohë ke që e bën diçka të tillë? Nuk do të krijosh një lidhje tënden?
Kam patur lidhje, por s’më ka interesuar të qëndroj gjatë me dikë. Më pëlqen të eksploroj, e dua shumë femrën. Nuk kam kërkuar specifikisht gra të martuara, por kam parë tek ato një dëshirë seksuale shumë më të madhe nga ç’kam parë tek vajzat e reja, 20 e ca vjeç, që zakonisht i ndesh nëpër klube. Natyrisht më kanë joshur më shumë, meqenëse më pëlqen të eksploroj e them me plot bindje se mund ta marr gruan e tjetrit, sepse unë i dëgjoj se çfarë duan.
Ti mendon se i ofron diçka më shumë nga ç’u ofron partneri?
Janë raste të ndryshme, s’besoj se një grua është njësoj me tjetrën. Madje njëherë njëra më tregoi për atë gjënë tuaj në Facebook të premten rreth seksit. Në pjesën më të madhe, kanë probleme sepse seksi u bëhet shumë i rëndomtë ose kanë mungesë vëmendjeje nga burrat e tyre.
Cila është ankesa që dëgjon më shpesh nga këto gra?
Ata (burrat) nuk dëgjojnë, thjesht mbarojnë aktin seksual për 35 sekonda dhe pjesa që mbetet është një grua e pakënaqur, që vazhdon akumulon, derisa padashje dal unë (qesh).
Si i bën ti për vete këto gra, që i bën të ndihen të veçanta?
Nuk kam një rregull të veçantë, unë nuk rri fare në Facebook, ti e di. Ka raste që më kërkojnë vetë t’i takoj, unë kam dy kafene që qëndroj gjithmonë dhe jemi njohur ose nëpërmjet njerëzve të tjerë, ose si flirte të zakonshme nëpërmjet dy të panjohurve. Nuk shkruajnë në ballë ‘jam e martuar’, ndonëse ka raste që një grua kalon me fëmijën e vet dhe më buzëqesh mua, një të panjohuri. E kupton që ajo do diçka më shumë.
Sa mirë arrin ti ta njohësh një grua që është e pakënaqur nga jeta e saj seksuale?
Ka dy lloje femrash, qejflie dhe jo qejflie. Jo qejflie s’do të thotë domosdoshmërisht që nuk e duan seksin, por ose e shijojnë seksin me burrat e tyre, ose nuk e kanë prioritet seksin. Pjesa tjetër e kanë më të rëndësishëm dhe e ndjejnë të nevojshme të shfryhen diku, në mos tek i shoqi, diku tjetër. Ato dallohen, sepse janë ato që të qeshin, flirtojnë, pastaj gjuhën e trupit, prekjet e flokëve, pozicioni i këmbëve, ju mund t’i dini më mirë nga gjërat që shkruani nëpër internet.
Unë kam një ndjesi, sepse shoh shumë gra, duke filluar nga ime më, që absolutisht mund të kenë mendime të tyre në kokë, por nuk e shfaqin këtë me lëvizje. Disa të tjera e shfaqin, me lëvizje, buzëqeshje, përkëdhelje, mënyra si vishen, që jo domosdoshmërisht duhet të nxjerrë gjoksin dhe të veshë funde të shkurtra, të ndjekin me sy, ato e krijojnë vetë territorin. Unë s’mund t’i shkoj nga pas dikujt që nuk më jep asnjë të dhënë, që po kërkon diçka më tepër.
Seksi zgjat shumë pak, po me ty?
Nuk është ndonjë gjë anormale, varet dhe nga humori im atë ditë. Unë nuk e konsumoj marrëdhënien përtej seksit. Ajo që unë bëj, është t’i dëgjoj, unë merrem me ato. Shokët e mi qeshin, por unë kam lexuar shumë dhe mbase këtu është fitorja ime, më duket sikur kam studiuar të gjitha llojet e femrave. Në pjesën më të madhe burrat prishen shumë shpejt. Kur ne kemi mbaruar, gratë nuk kanë filluar akoma. Prandaj pjesa e nxehjes është shumë e rëndësishme.
Nëse burrat mjaftohen me kënaqësinë e tyre, gruas në fund nuk i ka ndodhur asgjë. Dhe nëse ajo as nuk masturbohet, as nuk kërkon forma të tjera shfryrjeje brenda intimitetit në shtëpi dhe nëse e ndjen mungesën, do shpërthejë diku tjetër, si këto gra që shpërthejnë tek unë apo tek dikush tjetër. Patjetër që duhet dëgjuar femra dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Burrat nuk e bëjnë këtë. Më ka ndodhur dhe mua të mos e bëj, por fati im është që marrëdhëniet nuk i zgjas anjëherë aq sa për ta ndjerë këtë problem.
Si janë këto gra në krevat? Vërehet varfëria e jetës së tyre seksuale?
Më ka ndodhur që tre gra më kanë kërkuar t’i shaj, t’i flisja me fjalë të pista, t’i ofendoja. Dhe të treja më kanë pranuar që qysh prej martesës bashkëshorti u ka ndaluar shumë gjëra në seks, siç është seksi oral. S’donin që t’u bënin seks oral dhe ato nuk merrnin asnjë kënaqësi orale. Seksin oral më të mirë e kam marrë nga një grua që s’i ka bërë kurrë seks oral të shoqit.
Kishte kaluar gjithçka në stilin e misionarit apo nja 2-3 pozicione të tjera, që bëhen rëndom. Këta burra në një farë mënyre i lënë grave të kuptojnë se çdo gjë e pistë, nuk i përket më atyre. Kur marrin statusin ‘grua’, janë thjesht objekt shfryrjeje dhe pllenimi.
Nuk të ndodh të përfshihesh emocionalisht në lidhjet që krijon?
Burrat e kanë më të pandjeshme marrëdhënien seksuale me femrën, është thjesht çështje kënaqësie. Ndryshe është për femrat. Mungesa e vëmendjes ndaj seksit tregon mungesë vëmendjeje ndaj saj. Ka femra që realisht duan vetëm seks, por të tjerat, dhe kjo është pjesa më e vështirë tek lidhja me një grua të martuar, është se duan diçka më tepër me ty. Duan një marrëdhënie dhe duan vëmendje dhe mendojnë se vëmendjen që unë ia jap në seks, do t’ia jap dhe në jetën e vërtetë. Aty bëhen pak të bezdisshme për mua, pasi mendoj se ia bëj gjërat të qarta që në fillim.
Më ka ndodhur një herë të kaloj kufirin, por pastaj kuptova që më shumë e bëra nga këqardhja, jo nga dashuria. Atë e pëlqeja shumë dhe ajo mua, por në momentin që kuptova se ajo ishte gati të ndahej për mua, u ftillova që në fakt kjo nuk ishte ajo që unë doja. Marrëdhënia që unë ndërtoj është më shumë seksuale dhe njerëzit ndonjëherë mund ta ngatërrojnë seksin e mirë për dashuri.
Pse tradhtojnë gratë?
Arsyeja pse gratë tradhtojnë është mungesa e vazhdueshme e burrave të tyre, që nga fakti që nuk i shohin më si femra, nuk i shohin më si seksi, por vetëm si mamatë e kalamajve dhe gra për të mbajtur shtëpinë.
Çfarë jete bëjnë këto gra?
Një pjesë e madhe punojnë në administrate, ka dhe gra shtëpiake. Janë gra që nuk kanë forma të tjera shfryrjeje, edhe punën nuk e duan, bëjnë punë të mërzitshme, edhe në shtëpi mërziten, pra nuk është se bëjnë ndonjë jetë emocionuese. Kam patur marrëdhënie dhe me gra më aktive, por jo shumë të shpeshta, sepse zhduken.
A i bën diçka e tillë këto gra nëna apo bashkëshorte më pak të mira?
Ajo është çështje njeriu, madje është e çuditshme dhe deri diku perverse, po më ikin nga qejfi gratë që shajnë shumë burrat e tyre dhe nuk marrin vendime. Shajnë e shfryjnë gjatë gjithë kohës, aq sa edhe seksi nuk është më aq tërheqës. Ka gra që flasin gjatë gjithë kohës për burrat, pranojnë se ndihen fajtore, flasin shumë për fëmijët.
Ke ndeshur ndonjëherë gra që janë shumë të lumtura me jetën e tyre, ndihen të plotësuara, bëjnë seks fantastik me burrin, por duan të provojnë diçka tjetër?
Po më ka ndodhur me një vajzë, bashkëshorti i së cilës udhëtonte shumë dhe kishin bërë nën zë një si pakt të fshehtë për një marrëdhënie të hapur. Askush nuk flet për këtë gjë dhe askush nuk e pyet tjetrin. Nëse ti je jashtë dhe gruaja jote del çdo fundjavë, e nuhat që diçka mund të ndodhë. Sepse ai e di që gruas së tij i pëlqen shumë alkooli, bashkë janë njohur në një club dhe kanë bërë seks që natën e parë. Ata kanë qenë shumë seksualë që në fillimet e tyre dhe e vazhdojnë këtë. Për mua marrëdhënia me të është ndër më të thjeshtat për t’u mbajtur, pasi të dy duam vetëm seks dhe asgjë më shumë.
Thua që nuk të pëlqejnë vajzat e reja…
Ajo që ndodh me gratë është që ato bëjnë gjithçka në seks. Vajzat e reja, që janë të bukura e që normalisht i shoh dhe joshem, kanë probleme me veten dhe trupin e tyre dhe duke qenë kështu e transmetojnë këtë. Mendojnë se gjithçka është një film porno. Më shumë tentojnë të imitojnë pornon sesa realisht të përfshihen në akt. I shijon trupin, fytyrën, pastaj çdo gjë tjetër duhet ta bësh vetë. Për mua është ok, por nuk më jep të njëjtën kënaqësi që mund të më japë një grua që është me mendje dhe trup aty.
Burrat mendojnë se i dinë të gjitha në krevat. Ti i di të gjitha?
Unë lexoj gjithmonë. Kam lexuar Frojdin kur isha 14 vjeç. Kam qenë shumë i turpshëm në adoleshencën time, kisha frikë nga refuzimi dhe nuk tentoja të ngacmoja goca. Ndërkohë shikoja shokët e mi që i shkonin nga mbrapa dhe i kapnin, pastaj ndaheshin, i linin, mbaronte shumë shpejt lufta e tyre. Kur pashë që s’mund ta bëja këtë, vendosa të provoj të kundërtën. Thashë që s’mund ta ndryshoj dot këtë pjesë, më shqetëson refuzimi, por pastaj lexoja dhe vëzhgoja gjithçka, rrija shumë me vajza. Thonë që çunat që rrinë me goca janë gay, por mua më tërhiqte kaq shumë muhabeti i tyre dhe kam mësuar shumë nga ato. Më thoshin shpesh që puthja ndryshe, isha ndryshe në seks dhe unë besoj se kjo ka ndodhur sepse kam marrë informacione shumë. S’mund të thuash kurrë që di gjithçka. Një tjetër gjë që kam mësuar është se gratë i urrejnë burrat që bëjnë sikur i dinë të gjitha.
Hera e parë?
14 vjeç, me një vajzë dy vite më të madhe që kisha në shkollë.
Sa të edukuara janë gratë që ke njohur ti rreth seksit?
Femrat janë viktima të burrave me të cilët shkojnë, pasi janë po aq të edukuara sa edhe partneri. Problemi nuk qëndron tek ato, ato lexojnë, interesohen, s’e di sa ju ecin juve lajmet e seksit (shënim: shumë). Kurse çunat marrin penisin në dorë dhe mendojnë se e kanë betejën e fituar dhe do jenë kafshë në seks. Prandaj dëgjohen gjëra si ‘e kam të madh’ apo ‘e kam të vogël’. S’është puna tek madhësia, por çfarë bën me të.
Femrat janë të turpshme, ky është problemi. Kanë frikë të kërkojnë, sepse asnjëherë nuk pyeten se çfarë duan. Prandaj dhe kur unë u them çfarë u pëlqen habiten, por prandaj më telefonon për të lënë një takim tjetër. Që një burrë të presë që ti të kalosh në orgazëm është shumë i rrallë në Shqipëri.
Me sa gra ke shkuar?
Shumë.
Ti e merr veten për ‘guru seksi’, por je vërtet i bindur që i njeh kaq mirë gratë? Je i bindur se asnjëra nuk është shtirur gjatë seksit me ty?
Kur dikujt nuk i pëlqen ‘shërbimi’, nuk kthehet më. Ka ndodhur që të kem patur përvoja për një herë, që nuk janë përsëritur për arsye që unë s’është se i kam hyrë me thënë të drejtën. Por vazhdoj të mendoj që nëse një grua shtiret, faji nuk është totalisht i imi. ajo duhet ta kërkojë atë që do dhe të mos heqë dorë derisa ta marrë. Gruaja duhet të flasë, me mua, me burrin. Asgjë nuk të vjen vetë në jetë.
Pastaj sigurisht që ka ndodhur që seksi të ketë zgjatur shumë pak, të kem qenë i lodhur, apo t’i kem hyrë vetëm sepse ajo ka dashur.
E justifikon tradhtinë e një gruaje? Do të shqetësonte nëse viktima do ishe ti kur të krijosh një familje në të ardhmen?
Problemi më i madh këtu është moskomunikimi. Çiftet s’flasin fare, burrat i marin gjërat për të mirëqena, thonë gruan e kam këtu, e kam timen edhe vari trapin, le të rrijë aty. Kjo është krizë shumë e madhe që unë e di se në të ardhmen mund të reflektohet tek fëmijët e mi dhe për sa kohë nuk flitet për këtë, do vazhdojë të jetë prezente. Njerëzit të mësojnë të flasin ose ta mbyllin një herë e mirë atë marrëdhënie. Një nga shprehjet më të bukura që thuhet në mbyllje të filmit ‘Eyes Ëide Shut’ është kur Nicole Kidman i thotë atij ‘Let’s Fuck’ (le të pallohemi), sepse gjithçka fillon nga seksi. Këtu kanë turp, u duket habi e madhe ‘ta bëj me gruan’, por nëse s’e bën ai, do ta bëj unë apo dikush tjetër.
Ke patur marrëdhënie që kanë patur rëndësi për ty në të shkuarën?
Natyrisht dhe unë kam rënë në dashuri, dy herë.
Pse përfunduan?
Me njërën u ndava, sepse nuk isha gati. E doja shumë, por kur pashë që gjërat po thelloheshin u tërhoqa, dhe u bëra shumë i keq. Doja të isha i lirë, të bëja çdo gjë që bëj tani. Gabimi im ishte që nuk ia thashë që në fillim dhe ajo u lëndua shumë.
Historia e dytë ndodhi kur mendoja se isha gati për të bërë hapin e radhës. Ka qenë gjatë kohës që ndiqja specializimin jashtë, ajo lëvizi në një vend tjetër për punë dhe aty mbaroi.
Sa kohë mendon se do vazhdosh të luash rolin e ‘terapistit’ të grave të martuara?
(Qesh) Rrofsh për përcaktimin, por unë s’eci me plane. Bëj atë që më tërheq. Nuk është se zgjohem në mëngjes dhe them ‘s’kam arritur kuotën e grave të martuara’. Nuk e di. Momentalisht nuk më josh asnjëra dhe nuk e kam me nxitim. Jam vetëm 31 vjeç.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.