Ju ka shkuar ndonjëherë ndërmend, në imagjinatën tuaj më të shfrenuar të mbushen rrugët plot me peshq? Nëse mendoni se jemi në delirim e sipër, ju themi se kjo po ndodh momentalisht në Shkodër.
Në lagjet periferike të Shkodrës ka patur rritje të nivelit të ujit, ku periferia perëndimore është zona më e kërcënuar, zona e Livadheve pranë ish- Zukthkashtës, që laget nga Liqeni i Shkodrës dhe Lumi Buna, i cili mëngjesin e sotëm pati një dalje të vogël.
Në një kronikë nga Top Channel tregohen se si krahas banesave të përmbytura, po ndodh edhe çudia e madhe: peshq mbi asfalt!
“Ça të bëjmë, po mbledhim peshk.” thotë njëri prej banorëve.
Në të tilla kushte duket se banorëve nuk u ka mbetur gjë tjetër veçse të shpëtojnë me sa të munden disa nga orenditë e shtëpisë.
Të dorëzuar ndaj kësaj gjendjeje të përsëritur, në reportazh tregohen se si fëmijët e vegjël flenë mbi ujë.