“Nuk kam asgjë për të veshur!” Kjo është një ndër pyetjet e tmerrshme që ne femrave na shoqëron çdo mëngjes. Ama ka disa veshje të cilat po t’i keni në garderobë i keni mbledhur mendjen vetes. Garderoba kapsulë është shumë e rëndësishme, ndaj në këtë artikull po ju tregojmë 10-të komponentët bazikë të saj.
1. Xhaketa e zezë
Me një xhaketë të zezë mund të shkoni kudo. Lehtësisht e kombinueshme dhe tejet komode. Materialin dhe prerjen mund ta zgjidhni sipas dëshirës, e rëndësishme është t’ju rrijë mirë e t’ju shkojë me pothuajse të gjithë pjesën tjetër të garderobës.
2. Xhinse
Nëse nuk jeni njeri i xhinseve atëherë do t’ju këshillonim ta bënit zemrën gurë e të merrni në garderobë të paktën një palë të tilla. Pantallonat xhins janë një element bazik i garderobës kapsulë. Kujdesuni që ato të mos jenë të grisura apo ekstravagante pasi kështu nuk do të mund t’i vishni kudo ku ju keni dëshirë.
3. Çanta e zezë
Një çantë e zezë e madhësisë mesatare është esenciale. Përveç se do të mbledhë gjërat tuaja do t’ju mbledhë edhe mendjen lidhur me çantën që do të merrni në punë, takim apo dalje.
4. Këmisha e bardhë
Vetëm jakën nëse i përdorni një këmishë të bardhë atëherë keni fituar mjaft. Një këmishë e tillë duhet të jetë patjetër në garderobën e kujtdo.
5. Këpucët me takë nude
Mbase keni menduar se këpucët e zeza me takë janë esenciale ama po ju themi se nuk është tamam ashtu. Një palë këpucë ngjyrë nude do t’ju zgjidhnin problemin e kombinimit në të gjitha veshjet tuaja.
6. Çizmet deri tek kyçi
Një palë çizme me gjatësi deri tek kyçi i këmbës duhet të jenë patjetër në garderobën tuaj. Ato mund t’i vishni kudo, madje edhe në një dalje në darkë me fustanin tuaj të preferuar.
7. Atletet
Edhe nëse nuk jeni fort natyrë atletesh e mira është që t’i keni një palë në garderobë. Për të gjitha rastet kur do t’ju duhet komoditeti i tyre.
8. Fustani i zi
“Little black dress” është një veshje aq e nevojshme. Kujdesuni që të mos jetë shumë ekstravagant pasi kështu do të keni më shumë mundësi për ta veshur.
9. Bluzë pambuku
Bluzat e pambukut janë shumë të nevojshme. Nuk është e domosdoshme që ato t’i kombinoni, e rëndësishme është të përfitoni nga komoditeti që ato ofrojnë.
10. Pallto e gjatë
Një pallto e gjatë të mbledh mendjen. Vish ç’të duash poshtë saj dhe prap do të dukesh e veshur.