Ka disa veçori që e bëjnë një shtëpi shqiptare të dallojë që prej së largu. Përpos shtëpisë private karakteristike, e ngjashme me shtëpinë çati trekëndore që vizatonim në fillore, me një llambë në mes
apo pallateve me kushedi sa e sa tela për të varur rrobat, shtëpitë tona përngjasojnë edhe nga brenda.
Nuk ka rëndësi në është 1 dhomë e kuzhinë, 2, 3, 4, diçka dihet me siguri: përgjithësisht muret janë të bardha dhe në qendër të çdo dhome vendoset një abazhur tipik, i madh i varur.
Futesh brenda në shtëpi dhe dy gjëra i gjen se vdekja: një ventilator çdo verë (le të ketë kondicioneri s’ka gjë, duhet edhe ventilatori)
dhe një ngrohëse e vogël me korrent, që i rrinë përsipër gjithë të shtëpisë.
Të mos flasim pastaj për divanet që nuk i shijuam kurrë e marrtë dreqi e marrtë. Që prej ditës që i blejmë u hedhim ca mbulesa për të mos i parë më kurrë.
Justifikimi i mamave shqiptare për të gjithë këtë? Rripen ose bëhen pis!
Jemi që jemi vijmë pak te çentrot. Një çentro këtu, një aty, një mbi lavatriçe, një në komedinë dhe historikja e historikeve, legjenda vetë: çentroja mbi televizor. Se kuptuam kurrë idenë, po ç’rëndësi ka.
Tani shkojmë pak te të preferuarit tanë, SIRTARËT.
1. Një qese me shumë qese brenda
Ti nuk je shqiptar nëse nuk ke një të tillë në shtëpinë tënde. Kurrë nuk vuan për qese plehrash apo për qese “të mira”. Këto janë pikërisht qeset që ti i merr kur blen kryesisht rroba dhe i ruan me fanatizëm, sepse një ditë të bukur do të duhen.
2. Kutia e mikrovalës që u ble 2 vite më parë, ajo e shtydhëses së frutave, gjithçka është aty dhe asgjë nuk humbet. Çdo gjëje të re i ruhet edhe ambalazhimi. Pse jo, le ta ketë!
3. Çfarë do ishim ne pa kavanozat? Asgjë! Po një reçel do bëhet, po çikë rigon do futet, po turshi po e po dhe kështu shkon puna derisa listohet një pirg i tërë.
4. Kauçuku është materiali mbizotërues në një kuzhinë shqiptare dhe kërkojmë një medalje për këtë. Tas i madh, tas i vogël, tas mesatar, tasi akullores, i djathit, tas tas taaas..
5. Një komplet filxhanësh, lugësh apo gotash ruhet përherë me fanatizëm. Nuk të lejohet t’i prekësh, sepse është vetëm kur vijnë miqtë. Ti pi ujë me gotat e zakonshme, boll i ke.
6. E thënë kështu mes nesh, sirtaret shqiptare janë pasuri më vete. Vetëm dëshirën e mirë dhe vullnetin të kesh se ç’nuk gjen: karamelet që mami mban fshehur, çaj mali, raki, etj.
7. Sirtari- Farmaci më vete
Ilaç për këtë, për atë dhe kryeilaçi, ai që shëron stomakun, dhimbjen e kokës, marrjen e frymës, sëmundjet e trashëguara, depresionin, me pak fjalë paracetamoli dora vetë.
8. Sirtari depo
Aty ruhen mbulesat e bukës shumëvjeçare, sapunë të mirë që s’hapen kurrë, gjëra që ‘le të jenë aty” dhe një pafundëëësi e tërë.