Besojmë ju kujtohet se si 3 vite më parë lindi kudo mania për të patur një palë xhinse të qëndisura me lule ngjyra- ngjyra.
Shumë prej nesh nuk i shpëtuan dot kësaj tendence dhe nxituan për të bërë tyren një palë të tilla.
Lulet e qëndisura u përhapën edhe më gjerë duke përfshirë këmishat, fustanet, bluzat etj. Më pas gjithë ky bum qëndisjesh u duk se u zhduk dhe për ca kohë s'u dëgjua më të flitej apo s'u panë më të tilla xhinse në qarkullim, të paktën jo në masë të gjerë.
Në rast se xhinset e qëndisura ju kanë mbetur në dollap, të flakura tej diku në qoshe, ju themi se më në fund mund t’i nxirrni në dritë të diellit. Xhinset me motive të qëndisura janë sërish në modë!
Kjo nisur nga koleksionet më të reja të Gucci- t, Victoria Beckham- it, Stella McCartney- it etj.
Në fakt nuk është çudi, xhinset e qëndisura janë goxha pranverore. Jepini veshjes suaj më shumë gjallëri duke veshur një palë të këtilla, shumë të këndshme. Ne do t’ju japim disa ide se si t’i vishni:
Me këmishë të bardhë për të thyer shumëllojshmërinë e ngjyrave.
Me një pulovër të leshtë, në një ditë të ftohtë.
Po kështu nuk ju pengojnë të vishni xhaketën e lëkurës apo pallton e preferuar, përkundrazi veshja do të shkojë në një tjetër dimension.
Nëse dëshironi të guxoni dhe të vishni xhinse të qëndisura me diçka po të qëndisur, nuk e keni keq. Eksperimentoni sa të doni!
Burimi: Who What Wear