Vajza e kryeministrit të Emirateve të Bashkuara është arratisur nga shtëpia e saj në Dubai. Sipas saj arsyeja e arratisjes është liria që i ati i ka penguar. 30- vjeçarja Latifa, ka postuar në youtube një video në të cilën rrëfen se deri më tani ka qëndruar ë një burg. Vajza ka udhëtuar me një jaht drejt Amerikës dhe atje ka bërë kërkesën për azil politik.
“Kjo video mund të më shpëtojë jetën, sepse im atë do të më vriste për reputacionin e tij. Kushdo që të jetë, do ta vriste. Por në rast s’kam vdekur, kjo video do t’i sqarojë të gjitha. Në vitin 2000 edhe motra ime e madhe është arratisur sepse ne nuk kemi të drejtë të jetojmë të lira siç jetojnë të gjithë të tjerët në vendet demokratike. Atë unë e kam parë gjithmonë si një nënë sepse nuk ishte vetëm motra ime por edhe nënë, sepse më mbronte. Babit tim i intereson vetëm reputacioni i tij. Ai është një kriminel i madh. Këtu nuk ka drejtësi, sidomos për femrat,” ka thënë Latifa në videomesazhin e saj.
30- Vjeçarja është një ndër 30 fëmijët e Muhamed bin Rashid Al Maktoum i cili është kryeministri aktual i Emirateve të Bashkuara .