Nëse jeni vazhdimisht të shqetësuar për diçka, mendja ju qëndron tek ndonjë problem që s’po e zgjidhni, s’keni kohë mjaftueshëm për veten dhe kjo gjë ju sjell shqetësime, atëherë mund të jeni përfshirë nga një gjendje stresuese.
Së pari, hëngra si duhet dhe fjeta gjumë mjaftueshëm. Vaktet e rregullta ndihmojnë në mbajtjen në nivelet e duhura të sheqerit, gjë që mban edhe ankthin apo stresin larg. Mora vazhdimisht proteina, vibra, largova natriumin dhe ushqimet e përpunuara.
Së dyti, i kushtova rëndësi rrëmujës pasi në një emision më kishte zënë veshi faktin se “gjendjet kaotike” ta rrisin stresin. Pra, çdo gjë e pastër xixë dhe në vendin e vetë. Kështu pata kohë të largoja mendimet e këqija duke u marrë me punë.
Gjithashtu shkarkova aplikacionin Piano – Play Magix Tiles Game, sepse muzika kur "luan" në piano të ndihmon të relaksohesh.
Tjetër zgjidhje argëtuese ishin edhe lodrat si topat antistresë
ose kjo rëra që është shumë fiksuese.
Me gjumë të plotë, vakte të rregullta dhe këto lodrat argëtuese, gjendja e keqe emocionale kaloi për pak ditë.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.