Hapni Stories në Instagram dhe numëroni sa nga njerëzit që ndiqni kanë postuar diçka të tillë.
Shumë apo jo? Është një mënyrë e këndshme për të njohur njerëzit që ndjek apo për njerëzit që ju ndjekin t’ju njohin ju. Dhe mbi të gjitha, janë shumë qejf për t’u plotësuar.
Ç’ka humbet në gjithë vorbullën e trendit është fakti se këto postime janë tmerrësisht estetike. Të kënaqin sytë. Nëse ju jeni nga ata njerëz që i doni gjërat e rregullta dhe estetikisht të bukura, qofshin këto edhe postime në Stories, kemi diçka për ju.
Quhet Spark Post nga Adobe dhe është miku juaj më i mirë. Aplikacioni është falas për përdoruesit iOS dhe do të vijë së shpejti për përdoruesit Android. Ndërkohë, në ëeb mund të përdoret nga të gjithë. Kudo ta preferoni, është falas.
Në Spark Post mund të krijoni postera nga hiçi, ose mund të modifikoni të tjerë nga arkiva. E zëmë se doni të postoni një citim në Stories, por fonti i Instagram është kaq i mërzitshëm. Futemi në Spark Post, zgjedhim një shabllon dhe thjesht editojmë atë që duam.
Përshembull, morëm këtë poster shabllon;
Dhe e transformuam në këtë:
S'jemi të zotët, e dimë, por ndoshta ju mund të bëni një punë më të mirë.
Mundësitë janë të pafundme. Mund të nisni një postim origjinal dhe të ndryshoni dizajnin, paletën e ngjyrave, llojin e shkrimit, pozicionin e çdo gjëje, animimet dhe filtrat. Të përdorësh Spark Post është si të jesh dizajner grafik për pak momente.
Kur t’ia merrni dorën pas disa përdorimesh, postimet tuaja në Stories do të bien padyshim në sy. Gjithashtu, ky aplikacion përdoret shumë nga bizneset, për të reklamuar në mënyrë më kreative produktet dhe shërbimet e tyre.