Në një artikull të publikuar në Anabel.al 2 ditë më parë, ju listuam disa nga arsyet pse duhet të vazhdoni të bëni punime me dorë. Por përveç reduktimit të depresionit, ankthit, ngadalësimit të dementias, punimet me dorë janë gjithashtu një zgjidhje e duhur për t’i dhënë veshjeve një pamje tjetër. E tani që erdhi pranvera, veshjet kanë nevojë për këto detaje.
Në këtë artikull, do t’ju tregoj hap pas hapi si qëndisja e transformon një veshje të zakonshme. Mora një jelek xhins, mbi të cilin shkruajta shprehjen ‘Creme de la creme’, por lloji i shkrimit është zgjedhje e lirë e gjithsecilit. Të njëjtën gjë mund të bëni edhe me xhaketat ose pantallonat xhins.
Me anë të një rrethi që përdoret për të qëndisur, nisa punën për të mbushur gjithë sipërfaqen.
M’u duk më e përshtatshme ta lija të pambushur fjalën e fundit, por nëse doni mund ta “ngjyrosni” të gjithë pjesën.
Një tjetër mënyrë është edhe ngjitja e fijeve të trasha, që është një punë më e lehtë sepse ju duhet vetëm një ngjitës për rrobat dhe për 1 minutë keni mbaruar punë. Në mungesë të tij, mund ta qepni me dorë ose me makinë.
Artikuj të ngjashëm:
Jo vetëm Elvana: Shikoni çfarë i bëmë një xhakete me 600 lekë
Si t'i ngushtosh xhinset, pa patur nevojë për një rrobaqepës!
Fundin që bëri namin e realizoni me 4 hapa në shtëpinë tuaj!
Ndërroje atë pulovër!: Me këtë hile të vockël nuk do të duket kurrë e vjetër
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.