U bë javë që flitet se unazat tipike të fejesës mund t’i zëvendësojmë me një pirs. Ok, e dimë që diçka e tillë mund ta trëmbë fare lehtë mamin dhe gjyshen, por çiftet po e preferojnë gjithnjë e më shumë.
Por çfarë është në fakt ky pirsi i fejesës?
Ashtu siç po e lexoni. Është një gur i çmuar që bëhet në qendër të gishtit ku vendoset unaza e fejesës. Dhe duket si në fotot më poshtë!
Duket se sa më shumë kalon koha dashur pa dashur ato po zëvendësojnë zyrtarisht unazat e fejesës. Ndonëse për shumë njerëz duken interesante, njësoj si pirsat normal që vendosen në trup, dermatologët nuk janë edhe shumë entuziastë me këtë lloj trendi.
Pirsi i fejesës mund të sjellë probleme të mëdha!
Rreziku për një infeksion rreth gishtit është shumë herë më i madh nëse vendosim një pirs të tillë krahasuar me zonat e tjera të trupit. Gishti ka shum muskuj dhe nerva të cilat mund të dëmtohen padashje, duke rrezikuar kështu shumë struktura vitale të tij.
Një nerv apo një muskul i dëmtuar në dorë mund të jetë me pasoja të mëdha. Përpos kësaj, ka shumë shanse që zona rreth saj të irritohet shpejt janë. Mjafton të ngatërrohet pak me flokët apo me rrobat dhe dhimbja është e pashmangshme.
Një tjetër arsye është higjena. Pirsi i fejesës mund të jetë gjithashtu një vatër papastërtish. Imagjnojeni tani, nëse mendoni ta mbani përgjithmonë në gisht.
Kështu që duke konsideruar numrin e madh të veprimeve që bëjmë me duart, e mira do të ishte të ktheheshim në bazë. Filloni sërish kërkimet për unazën që keni dashur gjithnjë dhe shmangni gjithë sikletet e pirsit të famshëm të fejesës.
Burimi: Women’s Health