Beje Vete

Si ja dola të kisha për 1 ditë flokët e Hueyda El Saied!

14 Mars 2018

Si ja dola të kisha për 1 ditë flokët e Hueyda El Saied!

Flokët e mi janë përherë të drejtë dhe sado mundohem t’i mbaj paksa të çrregullt, gjithmonë përfundojnë po njësoj – të drejtëëëë pincë. Flokët e Hueyda-s më kanë tërhequr gjithmonë; tufa flokësh voluminoze, të çrregullta dhe kaçurrela si spirale që s’i realizova kurrë.

Por një video-tutorial në YouTube ishte zgjedhja e duhur për kaçurrelat-spirale!

Çfarë përdora:
- Pipa që përdorim rëndom tek pijet
- Llastikë të hollë

Si veprova:
Si fillim laga flokët me ujë. Kapa një pjesë të hollë të tyre dhe i rrotullova rreth pipës, të cilën e përtheva në 3 pjesë. Për të qëndruar gjatë natës, përdora llastikët për t’i mbajtur të shtrënguar. Të njëjtën procedurë ndoqa për pjesën tjetër të flokëve. Mund të duket e çuditshme, por s’ishin fare të bezdisshme natën. Në mëngjes i zgjidha dhe rezultati ishte fantastik!

Si ja dola të kisha për 1 ditë flokët e Hueyda El Saied!
Foto ilustruese.
Si ja dola të kisha për 1 ditë flokët e Hueyda El Saied!
Foto ilustruese.

Ps. Hap pas hapi, ndiqni këtë video.

MOS I HUMBISNI