Baballarët, të cilët bëjnë njëlloj punë shtëpie sa bashkëshortet e tyre, rrisin vajza, aspiratat e së cilave janë më pak stereotipike, bazuar tek gjinia. Kështu thuhet në një artikull të botuar në revistën shkencore Psychological Science.
Mënyra se si nënat e perceptojnë barazinë gjinore luan rol, por një shtysë më e fortë, e cila orienton zgjedhjet e karrierës së vajzave të vogla, doli se ishte mënyra se si baballarët i shohin punët e shtëpisë. Vajzat, prindërit e së cilave i ndajnë punët e shtëpisë, dëshironin të bëheshin oficere policie, doktoresha, llogaritare, shkencëtare.
"Mënyra se si prindërit sillen në shtëpi është më e rëndësishme se fjalët. Edhe nëse baballarët vetëdeklarohen si pro barazisë gjinore, nëse ata mbajnë rolet tradicionale në shtëpi, vajzat e tyre janë më të prirura për ta parë veten në punë "femrash", si infermiere, mësuese ose mama që rrinë në shtëpi" thotë studiesja Alyssa Croft.
Burimi: New York Magazine