Herë pas here, sidomos tani që po vjen vera, ia ndjen nevojën një pedikyri të mirë. Madje është e nevojshme të zhveshësh lëkurën e vdekur, të pastrosh cepat më të errët të këmbëve, të rregullosh thonjtë, kutikulat. Procesi është kaq terapeutik, si mos të të shkojë mendja.
Epo, kësaj gruaje s’ka për t’i shkuar mendja më kurrë. Jennifer White nga Indiana pati përvojën më të keqe të mundshme në një sallon bukurie. Pasi kaloi dy ditë fillimisht relaksuese, gruaja përfundoi në urgjencë me këmbë të enjtur dhe ngjyrë lejla. U diagnostikua me një infeksion të rëndë që e la pa punë për plot një javë.
Mjekët e saj sugjerojnë se infeksionin e mori gjatë pedikyrit. Ajo mund të ketë pasur ndonjë të çarë në këmbë dhe prej mjeteve a veglave të padisenfektuara, infeksioni iu transmetua në lëkurë.
Vaska e vogël me ujë të ngrohtë në të cilën futen këmbët gjatë trajtimit është shumë e vështirë për t’u pastruar. Sipas rregullave, duhet përdorur një dezinfektues spitalor për 15 minuta, një procedurë që zbatohet rrallë, për të mos thënë asnjëherë.
Imazhet mund t’i shihni në videon e mëposhtme.