Studentja e juridikut konsiderohej si vajza më e bukur në fakultet derisa një aksident me makinë e shndërroi atë totalisht. Maria Lebedeva dhe i dashuri i saj pësuan një aksident të rëndë me makinë në jug të Rusisë, por vetëm ajo mbeti e dëmtuar.
Pas një debati të ndezur mes çiftit, sepse Maria ishte vonuar pak në takim, ai i dha makinës si i çmendur dhe u përplas me një tjetër makinë. 23-vjeçarja pësoi dëmtine në tru dhe u verbua.
Fajtor për gjithë çka ndodhi, i dashuri s'e pranoi kurrë fajin, por përkundrazi u largua si të mos kishte ndodhur asgjë. Ndarja e tyre erdhi menjëherë sapo Maria doli nga agonia, që e mundoi për muaj me radhë.
“Ai erdhi në spital dhe s’kërkoi kurrë falje. Më tha se ishte faji i të dyve për çfarë ndodhi duke mos shfaqur asnjë shenjë pendese. Më la dhe u largua”, thotë Maria.
Ndryshimi i ish-studentes është i dukshëm. Ajo s'është më e aftë të kryejë nevojat personale, s'mund të qëndrojë diku nëse nuk shoqërohet nga dikush tjetër.
“Më mungon liria që kisha dikur. Ndonjëherë më krijohet ndjesia që njerëzit kanë mëshirë për mua. Duket sikur e dëgjoj çfarë thonë, edhe pse s’i shikoj kurrë. Padyshim nuk humba vetëm sytë në atë aksident të mallkuar”, shton Maria.
Burimi: Daily Mail