Leximi i dorës është një teknikë që praktikohet në të gjithë botën. Qëllimi është të përcaktosh karakterin e personit përkatës si dhe të ardhmen e tij thjesht duke lexuar atë çka tregon pëllëmba e dorës.
Nëse jeni të interesuar për ta bërë edhe ju diçka të tillë, do t’ju tregojmë hap pas hapi se si të mësoni ca gjëra më shumë rreth vetes përmes vijave të dorës.
1. Zgjidh dorën
Për të lexuar dorën zgjidhni dorën dominante, atë që përdorni më së shumti (në të tashmen a të shkuarën) ndërkohë që dora më pak dominante është dora e së ardhmes. Kur vija është e hollë do të thotë se nuk keni punuar shumë në një drejtim të caktuar të jetës.
2. Dalloni vijat kryesore
Vijat janë të ndryshme, te disa më të holla, te disa të ndërprera nga ca degëzime të tjera, ama në përgjithësi, minimalisht te pëllëmba e kujtdo gjenden 3 vija kryesore:
1. Vija e zemrës
2. Vija e kokës
3. Vija e jetës
4. Vija e fatit (vetëm disa njerëz e kanë )
3. Interpretoni vijën e zemrës, e cila lidhet me perspektivat tuaja në romancë, stabilitetin emocional, depresionin apo shëndetin kardiak.
Kjo vijë mund të lexohet nga gishti i vogël te gishti tregues dhe anasjelltas. Kështu:
- Nëse vija nis poshtë gishtit tregues do të thotë se jeni të kënaqur me jetën dashurore
- Nëse vija nis poshtë gishtit të mesit, kjo tregon se jeni shumë egoist në një marrëdhënie
- Nëse vija nis poshtë gishtit të unazës, bini lehtë në dashuri
- Kur ajo është e shkurtër dhe e drejtë, atëherë s’jeni fort të interesuar për romancë
- Kur bashkohet me vijën e jetës, zemra juaj lëndohet shumë shpejt
- Nëse është e gjatë dhe e lakuar, për ju nuk është fare problem të shprehni emocionet dhe ndjenjat
- Nëse vjen e drejtë dhe paralele me vijën e kokës, jeni mjeshtër në menaxhimin e emocioneve
- Kur vija është valë- valë do të thotë se e keni të pamundur të krijoni një lidhje serioze afatgjatë, keni shumë histori dashurie, por thjesht kaq ama
- Nëse vija ka një rreth në mes kjo nënkupton dy gjëra: mërzitje dhe depresion
- Vija e shkëputur: traumë emocionale
- Vija të vogla rreth vijës kryesore: traumë emocionale gjithashtu
4. Interpretoni vijën e kokës, vijë që përfaqëson njohuritë, formimin, kreativitetin dhe spontanitetin.
- Vijë e shkurtër: preferoni arritje fizike më shumë se sa mentale
- Vijë e gjatë, e harkuar: kreativitet
- E shkëputur nga vija e jetës: AVENTURË
- Vijë e valëzuar: fokusim i ulët, shpërqëndrim i lartë
- Vijë e gjatë, e trashë: mendime të qarta
- Vijë e drejtë: mendime realiste
- Rreth ose kryq në vijë: krizë emocionale
- Vijë e thyer: mendime të paqëndrueshme
5. Vija e jetës, që lidhet me shëndetin fizik, mirëqenien, por duhet të dini se gjatësia e saj nuk lidhet me gjatësinë e jetës.
- Gjendet shumë pranë gishtit të madh: shumë shpesh ndiheni të lodhur
- Shumë e lakuar = shumë energji
- E gjatë dhe shumë e theksuar: vitalitet
- E shkurtër dhe e hollë: malipuloheni prej të tjerëve
- Kur ngjason me një gjysmërreth: entuziazëm dhe forcë
- Shumë vija jete = shumë më shumë vitalitet
- Vijë e shkëputur: ndryshim i menjëhershëm në stilin e jetesës
6. Vija e fatit lidhet me rrethana të cilat ndodhin jashtë vullnetit tonë dhe ne nuk kemi mundësi t’i kontrollojmë.
- Vijë e thellë: fuqimisht të kontrolluar nga fati
- Vijë e shkëputur, e cila ndryshon më pas drejtim: ndryshime të mëdha në jetë
- Një vijë e tillë nënkupton që ju jeni origjinal dhe mundohuni medoemos që gjërat t'ju shkojnë sic ju dhe vetëm ju dëshironi
- Nëse bashkohet me vijën e jetës, diku rreth mesit, kjo do të thotë se shpesh interesat tuaja ndryshohen dhe hidhen poshtë nga të të tjerëve
- Nëse vija nis nën gishtin e madh dhe kryqëzohet me vijën e jetës do të thotë se keni një mbështetje të madhe nga familjarët dhe miqtë