
Ku të gjejmë varëse si të Kim Kardashian, Aurela Hoxhës e Luana Vjollcës

Ç’ka sot duket si diçka qesharake për t’u bërë, nesër kthehet në trend. Kështu ndodhi dhe me varëset e shtresëzuara. Të gjitha e njëjta ngjyrë, por në gjatësi të ndryshme, varëset me medalione kombinuar me chokers, janë kthyer në mënyrën e vetme për të dekoruar dekoltetë.
Aurela Hoxha i veshi me një kanatjerë të thjeshtë të zezë, Luana me një xhaketë lejla ndërsa Stela Sallaku me një këmishë të bardhë. Gjithë vëmendjen e marrin aksesorët.



Kim Kardashian dhe blogerja britanike Lydia Rose, i vendosën varëset mbi një dekolte shumë të hapur.

Ndërsa ylli i YouTube, Kelsey Simone, zgjodhi një tshirt të bardhë dhe e bëri veshjen më pak të përditshme me anë të varëseve.

I gjithë sekreti qëndron tek medialioni. Një nga varëset duhet të ketë patjetër një medalion më të madh se të tjerat. Zinxhirët mund të variojnë pa problem në trashësi, ndërsa materiali duhet të jetë i njëjti.
Sete të tilla varësesh mund të gjenden për fare pak lekë në dyqane të shpejta si Stradivarius;
Set of 5 crystal chokers and thin necklaces
Set of 5 black chokers and necklaces
Bershka;
Multi-strand necklace with beads
Multi-strand necklace with tassels
Multi-strand necklace with pendants
Ose edhe Nordstrom për çmime normale.
Nëse s’ju pëlqen asgjë, mund t’i drejtoheni argjendarisë suaj të preferuar dhe t’i zgjidhni varëset një më një.
|
|
Artikuj të ngjashëm

