Nëse ti shkon me pushime dhe nuk tregon çdo gjë ndodhi në Instagram, mendohu dhe njëherë? Ja vlejtën ato ditë?
Ok, sigurisht që ja vlejtën, por të gjithë e dimë fiksimin për të publikuar atë foton perfekte me trupin e verës, një pina colada në dorë dhe me një palë rroba banjë për të cilat jeni krenare. Nuk e di nëse e keni menduar, por zgjedhja e bikinive të duhura është problem më vete. Janë vetëm disa detaje që i bëjnë të duken fantastike në trup, ose e kundërta.
Gjithsesi, ne po ju paraprijmë. Cilat janë modelet që do të vishen më shumë verën e 2018-ës? Le t’i hedhim një sy!
1. Përveç rrobave të banjës mund të 'kopjoni' edhe pozën e vajzës në foto. Që tani e imagjinoj lavdinë tuaj në Instagram!
2. Të preferuarat e Rihanna-s mund të gjeni në net-a-porter.com
3. Nëse nuk ju kujtohet kujt ja keni parë këto vërdallë nëpër Instagram, jua themi ne. Kourtney Kardashian vdes për këtë model!
3. Mjafton të keni gati trupin dhe rroba banjet i gjetët
4. Delikate dhe shumë sensuale. Ah, janë gjithashtu stili i preferuar i Beyonce-s.
5. Për plazhin e pasdites janë perfekte. Aq më tepër nëse jeni nxirë aq sa e kishit parashikuar.
6. Ashley Graham, modelja e famshme plus size i liston ndër më të pëlqyerat.
7.Një vogëlushe po kërkon këndin për foton perfekte!
8. Të preferuarat e Rosie Huntington. Kush më mirë se një nga ëngjëjt e Victoria's Secret mund të na këshillojë për veshjet e plazhit?
9.Po këto?
Burimi: Elle