Ndarjet janë të dhimbshme dhe duam s’duam ditët e vështira do t’i kalojmë. Por kjo s’do të thotë të mbetemi përgjithmonë aty dhe të mos bëjmë përpara. Proçesi i rikuperimit mund të bëhet edhe më i thjeshtë nëse ndiqni këto rregullat që ekspertët u lodhën së na sugjeruari.
1. Mos i kontrrolloni kurrë në rrjete sociale. Kështu do ta keni prezent në jetën tuaj dhe do të krijoni fantazira që do t’ju lëndojnë edhe më tepër.
2. Përpiquni të mos mendoni shumë pse ndodhi ndarja, kush e kishte fajin apo si gjërat mund të shkonin. Gjithçka do të bëni është të humbisni kohën tuaj. Fokusohuni tek vetja.
3. Bëni një listë të shkurtër në kokën tuaj për disa gjëra që doni vërtetë nga një lidhje. Kështu në atë të radhës do ta dini mirë çfarë të shmangni dhe çfarë jo.
4.Merruni me gjëra që ju kënaqin. Investojeni kohën tuaj në aktivitete produktive dhe që ju sjellin kënaqësi. Është sinjali i parë nga i cili do të kuptoni se jeta vazhdon.
5.Hiqni çdo kujtim të dhimbshëm nga mendja dhe telefoni juaj. Foto, mesazhe apo çdo gjë tjetër. Bëni mirë t’i fshini.
6. Miqtë janë ilaçi më i mirë gjatë kësaj periudhe. Shoqëria e mirë ka ndrequr edhe zemrën më të thyer.
Burimi: The Independent