Pas suksesit me linjën e makeup-eve,’Fenty Beauty’, ka gjasa që Rihanna të shndërrohet në frymëzimin e ardhshëm të çdonjërës prej nesh para se të blejë të brendshme.
Thuhet se ylli i pop-it ka nënshkruar një marrëveshje për të lançuar linjën e saj të të brendshmeve me ‘TechStyle Fashion Group’.
Ndonëse as ajo dhe as ndonjë nga përfaqësuesit e saj nuk e ka konfirmuar diçka të tillë, thuhet se bashkëpunimi mes tyre ka nisur që para një viti.
Dhe në fakt, nëse bazohemi pak tek historia e vetë kompanisë, do ta kuptojmë se me shumë gjasa diçka e tillë s’do të vonojë.
Kompania gjithnjë është njohur për strategjinë e marketingut që përdor përmes imazheve të VIP-ave. Kim Kardashian dhe Kate Hudson më parë kanë qenë pjesë e projekteve të ndryshme të saj.
Nga ana tjetër, Riri i ka dhënë provat se mund të jetë një super partnere biznesi. Sukseset e saj thonë gjithçka!
Burimi: Elle