Moda > Shopping now!

Vera u sigurua: Këto rroba banje i gjeni për çmime qesharake online

Ndoshta është thjesht mars, por përgatitjet kanë nisur. Që kur ndjemë aromën e pranverës në ajër, filluam të mendojmë për plazhin. Kemi nisur palestrën, për trupin që meritojmë dhe kemi nisur pazaret, për rrobat e banjës që na duhen.

Rrobat e banjës që kemi përfshirë në këtë listë janë relativisht të lira, janë pëlqyer shumë nga blerësit dhe janë cilësi e mirë. I vetmi problem është koha e dërgesës, që merr nga 21-43 ditë.

Këtë kostum e kemi parë kudo gjatë verës së shkuar dhe besojmë se do të jetë protagonist i bregdeteve edhe këtë vit. Kushton $10.12 dhe mund ta gjeni në disa ngjyra, monokromatike ose dyngjyrëshe dhe në tre përmasa.

Nëse jeni më tepër tek truporet klasike, mund të zgjidhni këtë me kurriz të zbuluar dhe të mbathura të plota për thuajse $10. E gjeni në shtatë ngjyra dhe tre përmasa.

Produkti më i lirë në këtë listë është ky set bikini për përafërsisht $5. Mbathjet janë me bel të lartë, ndërsa reçipetat bust. Vjen në gjashtë ngjyra dhe katër përmasa.

Një tjetër set bikinish, është ky në velvet. Të mbathurat janë në formën e tangave, ndërsa reçipetat në formë trekëndore. Kushton $7 dhe vjen në tre përmasa.

Në fund, një tjetër trupore me lidhëse në kraharor dhe nën krahë. Klientët janë shprehur të gjithë të kënaqur për cilësinë dhe masën. Kushton $10.81 dhe vjen në katër përmasa.

Artikuj të ngjashëm

.