Sara Hoxha i ka thënë po Ledionit (wow) rreth dy vite më parë dhe moderatori i Top Channel ka publikuar vetëm sot në Instagram foton e shkrepur menjëherë pas propozimit. Sara duket shumë entuziaste me gojën e hapur nga habia e lumturia, ndërsa tregon unazën që i fle aq bukur në gisht, kurse Ledioni nënqesh aty në sfond, sepse ia doli!
Prindërit e Londonit e ndanë mendjen për t’u martuar bashkë në 1 janar të 2016-ës dhe ashtu si pjesa më e madhe e jona, e festuan entuziasmin dhe lumturinë e momentit me të ngrëna. Të dy hëngrën churros, një pjatë tradicionale spanjolle dhe portugeze, sepse nuk thonë kot që dashuria vjen nga stomaku.
Dy vite më pas, s’na mbetet tjetër veçse të presim dasmën, sepse me gjasë është shumë pranë.