Episodi i fundit i The Bachelor ishte më fantastiku deri më sot. Për shikuesit, se për protagonistët mund të ketë qenë përvoja më traumatike e jetës. Ky është Arie, beqari ynë. Gjatë javëve të fundit, Arie duhej të zgjidhte vajzën me të cilën u dashurua dhe t’i propozonte për martesë në episodin e fundit.
Dy konkurrentet e fundit ishin Lauren dhe Becca. Si fillim, Arie zgjodhi Becca-n, të cilës i propozoi në Peru me një unazë gjigande. Çdo gjë mirë deri këtu. Ai donte Becca-n, Becca donte atë, familja e tij i donte të dy.
Lauren nga ana tjetër supozohej të vazhdonte jetën e saj, por jo.
Pasi u transmetua episodi i fundit, i montuar, i përgatitur për sytë tanë, Arie kishte dhe një as nën mëngë për të na lënë me gojë hapur.
Muaj më parë, pas fejesës televizive, Arie e uli të fejuarën e tij Becca-n, priti sa të sistemoheshin kamerat dhe nisi t’i shpjegojë se do të ndahet:
“E vërteta është se, të jem me ty është gjithçka që kam dashur në jetë, por jam ende duke menduar për të. Dhe mendoj se ti e ndjen këtë. Personalisht, sa më shumë të rri me ty, aq më pak shanse kam të rreguloj gjërat me Lauren. Dukshëm ky është një shok për ty, por më ke thënë gjithmonë të ndjek zemrën. Dhe këtë duhet të bëj. Dua të rrezikoj dhe të shoh a kam ndonjë mundësi me të.”
Becca, sigurisht, iu përgjigj me “po tall tra*in me mua”. Rikujtojmë se e zgjodhi publikisht, mes 29 vajzash, i propozoi në sy të botës dhe po e lë për tjetrën strategjikisht para kamerave. E ndjejmë turpërimin e asaj vajze.
Becca u tregua e përmbajtur, zor se lotoi dhe i tha se “shpresoj të gjesh ç’kërkon në jetë. Ishte diçka shumë e ulët nga ana jote [kjo që bëre]. Mos më prek.”
Pasi të gjitha këto u transmetuan, Becca u ftua në skenë për pak momente për të biseduar me moderatorin Chris Harrison për ç’ndodhi.
“Ishte brutale. Isha e përhumbur kur ndodhi, kisha shumë gjëra në mendje. Tani që e shoh sërish, sigurisht që kisha ndjenja për të dhe e doja. Ishte një ndarje e vështirë. E vuaj fundin e asaj marrëdhënieje.”
Ç’ndodh tani? Nuk e dimë ende. Sot në darkë Arie, Becca dhe Lauren do të bëhen bashkë për një tjetër intervistë live. Drama, drama, drama.